Sport

F1 / Serxho Perez vendos të ndajë rrugët me Red Bull!

Të isha pilot i Red Bull ka qenë një eksperiencë e paharrueshme”, u shpreh Perez.

19 Dhjetor 2024, 00:23 Nga DOSJA
F1 / Serxho Perez vendos të ndajë rrugët me Red Bull!

AUSTRI - Serxho Perez ka ndarë rrugët me Red Bull pas një viti shumë zhgënjyes.Perez konsiderohet shkak nga skuderia e tij, për humbjen e titullit për konstruktorë që u fitua nga MkLaren.

Vershtapen fitoi titullin për pilotë, ndërsa Perez nuk shkoi dot më shumë se vendi i tetë në renditjen e përgjithshme. “Jam mirënjohës për katër vitet e fundit me Red Bull dhe mundësinë që të garoj me një skuadër të mrekullueshme. Të isha pilot i Red Bull ka qenë një eksperiencë e paharrueshme”, u shpreh Perez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll