Aktualitet

5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor mbërrin në Tiranë

Kasanof do të mbajë një fjalim si përfaqësues i SHBA-ve, që bashkë me BE, janë ideatorët, financuesit dhe mbështetësit kryesorë të Reformës në Drejtësi.

18 Dhjetor 2024, 19:59 Nga M.B
5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin
Alexandër Kasanof

TIRANA- Zëvendës ndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Përdëndimor, Alexandër Kasanof ka mbërritur sot në Tiranë pasi do të marrë pjesë në aktivitetin që do të organizohet nesër me rastin e 5-vjetorit të themelimit të SPAK.

Sipas informacioneve, Kasanof do të mbajë një fjalim si përfaqësues i SHBA-ve, që bashkë me BE, janë ideatorët, financuesit dhe mbështetësit kryesorë të Reformës në Drejtësi.

Bëhet me dije se vizitën e parë Kasanof e zhvilloi në selinë e delegacionit të Bashkimit Europian ku zhvilloi për gati 60 minuta një takim kokë më kokë me ambasadorin e delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato.

spak

Sondazh

Poll