Sport

Përfaqësuesja kuqezi e futsallit gati për ndeshjen ndaj Danimarkës!

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erind Resuli kanë lënë pas humbjen ndaj Kazakistanit dhe nesër do të futen në fushë me qëllimin për të marrë tre pikët e para.

18 Dhjetor 2024, 00:30 Nga DOSJA
Përfaqësuesja kuqezi e futsallit gati për ndeshjen ndaj

TIRANE - Shqipëria e Futsallit është gati për ndeshjen ndaj Danimarkës nesër, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2026.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erind Resuli kanë lënë pas humbjen ndaj Kazakistanit dhe nesër do të futen në fushë me qëllimin për të marrë tre pikët e para.

Çdo gjë ka shkuar sipas planit deri më tani dhe në skuadër nuk ka asnjë problem. Skuadra është akomoduar që prej të hënës në Danimarkë, teksa zhvilluan pasditen e djeshme seancën e fundit stërvitore. Takimi është planifikuar të luhet sot në ora 18:00.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll