Sport

Uzuni shënon tre gola dhe dirigjon këngën e tifozëve në stadium - VIDEO

Kujtojmë se Uzuni është sulmuesi i huaj me më shumë gola në historinë e Granadës. Tashmë është dhe në kuotën e 14 golave për kampionatin spanjoll në  La Liga 2 duke u vendosur në krye të listës së golashënuesve.

17 Dhjetor 2024, 22:13 Nga DOSJA
Uzuni shënon tre gola dhe dirigjon këngën e tifozëve në

SPANJE - Myrto Uzuni tashmë përveçse është pjesë e historisë së Granadës, duket edhe si shpresa e tyre e vetme për të bërë diçka dhe për të zgjidhur situata të kombplikuara me golat e tij.

Si asnjëherë më pare ai ka shënuar një tregolësh në suksesin 4-1 të Granadës ndaj  Kartagjenës. Ishte Uzuni që përmbysi rezultatin, i cili shkoi 0-1 fillimisht për miqtë.

Sulmuesi i Kombëtares shfrytëzoi fillimisht si duhet krosimin e Ruiz për të dërguar topin në rrjetë. Goditja e tij me kokë nuk mund të pritej nga portieri kundërshtar.

Kështu Kartagjena nuk pati kohë të shijonte avantazhin e fituar në minutën e 12-të. Më pas në minutën e 27-të sulmuesi kuqezi shfrytëzoi si duhet një moment që nuk dukej premtues, duke vendosur skuadrën e tij në avantazh. Në minutën e 73-të, erdhi edhe goli i tretë personal i sulmuesit shqiptar, që çoi shifrat në 4-1.

Kujtojmë se Uzuni është sulmuesi i huaj me më shumë gola në historinë e Granadës.  Tashmë është dhe në kuotën e 14 golave për kampionatin spanjol në La Liga 2 duke u vendosur në krye të listës së golashënuesve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll