Sport

Milani në zjarr… Ultrasit marrin pjesë në galanë e klubit duke protestuar, kishte nga ata që hynë nga dera e pasme…

Festimet e 125-vjetorit u shoqëruan nga protesta...

17 Dhjetor 2024, 21:09 Nga DOSJA

Milani në zjarr… Ultrasit marrin pjesë në galanë e

ITALI - Mbrëmjen e djeshme, në galanë e 125-vjetorit të Milanit u shënua edhe prania e një grupi ultras, të cilët protestuan me zë të lartë.

Rezultatet e fundit të skuadrës së drejtuar nga Paulo Fonseca, i 8-ti në Serie A, motivuan praninë e tifozëve në event, të cilët shoqëroheshin me pankarta dhe me mesazhe drejtuar lojtarëve dhe drejtuesve.

“Lojtarë pa uri dhe dinjitet, ju përfaqësoni në mënyrë perfekte pronarët”,- thuhej në një nga mesazhet. Drejtorë të paaftë, klub pa ambicie. Ata nuk janë të denjë për historinë tonë”, tha një tjetër.

Çdo lojtar që hynte u fishkëllua ose u prit në heshtje nga ultrasit; Rafael Leão ishte një nga ata që dëgjoi mesazhe dhe ofendime.

'Sky Sport Italia' raporton se disa drejtorë, duke përfshirë Zlatan Ibrahimovic, Paolo Scaroni dhe presidenti Gerry Cardinale, kanë hyrë nga pjesa e pasme për të shmangur takimin me ultrasit.

Kur Paulo Fonseca doli në tapetin e kuq, pati heshtje. Tifozët fajësojnë kryesisht lojtarët dhe drejtuesit për momentin e klubit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll