Sport

VIDEO / Juventusi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë!

Në fazën e 16-të të Kupës së Italisë, bardhezinjtë mundën 4-0 Cagliarin për të kaluar në çerekfinale .

18 Dhjetor 2024, 00:23 Nga DOSJA
VIDEO / Juventusi kalon në çerekfinale të Kupës së

ITALI - Në fazën e 16-të të Kupës së Italisë, Juventus mundi 4-0 Cagliarin për të kaluar në çerekfinale. Në Allianz Stadium, djemt e Thiago Mottas e kanë kthyer sin jë ndeshjes stërvitore përballjen me skuadrën e Cagliarit.

Dushan Vlahovic në minutën e 44-t të takimit zhbllokoi takimin pas një kontrolli të shkëlqyer që i bëri topit pas pasimit të turkut Yidliz. Më pas në pjesën e dytë ishte gjuajtja e lirë e Koopmeiners, saktësisht në minutën e 53'-të ajo që dyfishoi epërsinë e bardhezinjve.

Juventusi arrin të shënojë edhe golin e tretë 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Ishte Conceiçao që godet me këmbën e majtë, më pas goditjen e fundit kundërshtarëve ja dha Nico Gonzalez në minutën e 89-të, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtarë në 4-0.

Në çerekfinale skuadra e Thiago Mottas do të përballet me Empolin i cili në fazën e 16-tshes eliminoi Fiorentinën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll