Sport

Galatasaray i ofron Dybalës rrogë milioneri

Nëse luan edhe katër ndeshje të tjera, argjentinasi do ta rinovojë automatikisht kontratën edhe për një tjetër sezon...

17 Dhjetor 2024, 21:22 Nga DOSJA

Galatasaray i ofron Dybalës rrogë milioneri

TURQI - Paulo Dybala duket se do të largohet nga Roma. Shtypi turk raporton se Galatasaray është në ndjekje të sulmuesit argjentinas, duke i ofruar një kontratë 10 milionë euro në sezon.

Lojtari e përfundon kontratën e tij me ‘verdhekuqtë’ në fund të sezonit, por nëse luan edhe katër ndeshje të tjera, argjentinasi do ta rinovojë automatikisht edhe për një tjetër sezon, duke fituar 8 milionë të pastra dhe dy të tjera në variabla. Kështu ai bëhet lojtari i dytë më i paguar në Serie A, pas nga Dushan Vlahovic te Juventusi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll