Sport

“FIFA The Best”/ Carlo Ancelotti zgjidhet “Trajneri më i mirë” i vitit 2024!

Sapo është zgjedhur "Trajneri më i mirë" i vitit 2024!

17 Dhjetor 2024, 19:37 Nga DOSJA

“FIFA The Best”/ Carlo Ancelotti zgjidhet “Trajneri më i

KATAR - Disa javë pas dhënies së “Topit të Artë”, tani i takon “FIFA The Best” që të shkëlqejë në qendër të vëmendjes.

Një nga momentet më të pritura të kësaj ceremonie ishte zbulimi i çmimit për “Trajnerin më të mirë” të vitit 2024. Ky trofe prestigjioz ndahet në bazë të votave të kryqëzuara nga kapitenët dhe trajnerët e ekipeve kombëtare të meshkujve, si dhe nga gazetarët.

Dhe fituesi i shumëpritur i edicionit 2024 është çuditërisht Carlo Ancelotti, i cili e udhëhoqi Real Madridin drejt lavdisë vitin e kaluar.

" I falënderoj të gjithë. Jam shumë i nderuar që marr këtë çmim. Dua ta ndaj me Real Madridin, tifozët, lojtarët e mi dhe presidentin që më dha mundësinë të jem pjesë e klubit më të mirë në botë. Dua ta ndaj këtë çmim me lojtarët e mi që më dëgjojnë... por jo gjithmonë”, deklaroi ai duke qeshur.

Të nominuarit

Carlo Ancelotti (Itali), Real Madrid

Lionel Scaloni (Argjentinë), Argjentinë

Luis de la Fuente (Spanjë), Spanjë

Pep Guardiola (Spanjë), Manchester City

Xabi Alonso (Spanjë), Bayer Leverkusen

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll