Sport

“FIFA The Best”/ Vinicius Jr. u votua si “Lojtari më i mire” i vitit 2024!...

Ceremonia e “FIFA The Best” sapo ka kurorëzuar lojtarin më të mirë të vitit 2024!

17 Dhjetor 2024, 19:21 Nga DOSJA

“FIFA The Best”/ Vinicius Jr. u votua si “Lojtari më i

KATAR - Disa javë pas ceremonisë së madhe të “Topit të Artë”, është radha e “FIFA The Best” për të mbajtur ‘meshën’ e tij të madhe.

Dhe për të mbyllur këtë mbrëmje madhështore, u nda trofeu për “Lojtarin më të mire” të vitit. Për kujtesë, votuesit janë përfaqësues të mediave, trajnerë dhe kapitenët e të gjitha ekipeve kombëtare të meshkujve.

Dhe fituesi i madh i këtij viti 2024 është Vinicius Jr, i cili për këtë arsye kompenson pjesërisht zhgënjimin e tij tetorin e kaluar dhe humbjen e papritur kundër Rodrit gjatë “Topit të Artë”.

Të nominuarit ishin:

Dani Carvajal (Spanjë), Real Madrid

Erling Haaland (Norvegji), Manchester City

Federico Valverde (Uruguaj), Real Madrid

Florian Wirtz (Gjermani), Bayer Leverkusen

Jude Bellingham (Angli), Real Madrid

Kylian Mbappé (Francë), Paris Saint-Germain/Real Madrid

Lamine Yamal (Spanjë), FC Barcelona

Lionel Messi (Argjentinë), Inter Miami

Rodri (Spanjë), Manchester City

Toni Kroos (Gjermani), Real Madrid (në pension)

Vinícius Jr (Brazil), Real Madrid

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll