17 Dhjetor 2024, 22:08
Nga I.A

MALIQ- Në 12 nëntor të këtij viti emisioni “Stop”në Tv Klan transmetoi një ngjarje të ndodhur në fshatin e largët të Maliqit, Strelcë, ku një 70-vjeçar u arrestua me akuzën e ngacmimit seksual ndaj një vajze 10-vjeçare nga po i njëjti fshat. Iqmet Skënderi përfundoi në burgun e Drenovës për këtë akuzë, por sipas tij dhe opinionit të bashkëfshatarëve, kjo akuzë nuk mund të jetë e vërtetë.
Iqmeti, thonë ata që e njohin, prej më shumë se 25 vitesh shet në një dyqan në fshat ku familja e vajzës së vogël rezulton borxhlie. Vetë Iqmet Skënderi tregoi nga burgu i Drenovës se dy ditë para se të akuzohej, ai pati një konflikt me mamanë e vajzës 10-vjeçare, Marselën, pasi kjo e fundit i kërkonte shpesh telefonin për të denoncuar të shoqin në polici. Atë ditë Iqmeti nuk ia dha telefonin dhe e përzuri nga dyqani.
Dy ditë më pas Marsela sajoi historinë e ngacmimit pasi siç pranon vetë, zotëria nuk i shërbeu vajzës. Pas një ore Iqmeti u arrestua. Sipas të dhënave në dosjen hetimore akuza ndaj Iqmetit është vetëm deklarata e vajzës dhe asnjë provë tjetër apo një hetim i thelluar që do të çonte në zbardhjen e të vërtetës.
Pas transmetimit, Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë nga ajo me burg në arrest shtëpie.Tani pritet të gjykohet çështja në themel që Iqmet Skënderi të lirohet nga kjo akuzë e montuar.
“Jam pak më lehtë. Në burg ishte një gjë shumë e vështirë, ndihesha shumë keq për akuzën dhe pastaj më thanë shokët që e dha ’Stop’-i, u çlirova, ndieva që ishte një gjë e vërtetë. Falenderoj ‘Stop’-in për këtë emision karshi meje”, shprehet i moshuari./Tvklan.al
iqmet skënderi
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 21:40
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Gazetaret Glidiona Daci dhe Klodiana Lala kanë folur për vrasjen e Martin Canit. Daci e ftuar në emis...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 21:21
E. D
Klodian Lala
TIRANË- Gazetarja Klodian Lala ka folur për vrasjen e Martin Canit, ku tha se prindërit e tij janë në të drejt&...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 21:17
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Mamaja e një 11-vjeçari nga Tirana denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan dhunën mas...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 20:57
I.A
PRRENJAS- Spitali i Prrenjasit, i cili për vite me radhë ka vuajtur nga kushte të vështira dhe mungesa e pajisjeve si radiografia, u denon...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 20:35
E. D
pamje nga protesta
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi t&eum...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 19:51
ZH.LL
banda "Mondi"
GREQI- Policia greke ndërmori ditën e djeshme një operacion për shkatërrimin e një grupi kriminal të p&eum...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 19:08
ZH.LL
karabinieret
ITALIA- Dy 18-vjeçarë shqiptarë janë arrestuar në flagrancë nga policia italiane, pasi po tentonin të...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 19:01
foto ilustruese
TIRANË- Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë një deklaratë përmes Facebook për lëkund...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 18:51
M.B
Vladimir Novoviç dhe Altin Dumani
TIRANA- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe Kryeprokurori Special...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 18:19
M.B
Klement Çala
TIRANA- Drejtoria e përgjithshme e burgjeve fut në 41 biss Klement Çalën. Mësohet se mbyllja e në regji...