17 Dhjetor 2024, 21:17
Nga E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Mamaja e një 11-vjeçari nga Tirana denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan dhunën masive që i është bërë djalit më 11 mars 2024 jashtë oborrit të shkollës 9 vjecare “Gjon Buzuku” nga 7 persona 12, 14 dhe 17 vjeç. Agresorët e kanë filmuar dhe e kanë nxjerrë live në TikTok aktin e tyre. Dhuna u denoncua në polici, në komisariatin numër 4 dhe me incidentin u mor Pajtim Canka, por ngjarja u mbyll pa u marrë provat e duhura.
Mamaja denoncuese e 11-vjeçarit deklaron se dhuna ka qenë sistematike ndaj djalit të saj, i cili është shantazhuar, i kanë kërkuar para dhe rroba të rinjtë agresorë, shumica pjesë e shkollës “Gjon Buzuku”.
Në komisariatin numër 4 “Stop” takon personin që u mor me ngjarjen, Pajtim Canka.
Polici Pajtim Canka: Kam bërë veprimet e para unë, i kam dhënë vendimin mjeko-ligjor…
Gazetari: Mbas 10 ditësh?!
Polici Pajtim Canka: Vendimin mjeko-ligjor?
Gazetari: Po, po..!
Polici Pajtim Canka: S’ka shanse!
Djali është rikthyer në shkollë dhe pas këtyre ditëve është dërguar te eksperti që i ka kërkuar një letër nga policia. Letra i është dorëzuar.
Pajtim Canka shmanget duke thënë se çështjen e mori më vonë një kolegu i tij.
Polici Pajtim Canka: Më pas kam marrë kallëzimin, ia kam dhënë kolegut që ai tashmë nuk është këtu, që ka zonën që ka ndodhur ngjarja…
Gazetari: Po kush është ky koleg…? Ku ka shkuar? Ku punon? Ka emër, mbiemër…?
Polici Pajtim Canka: Tani, më tepër jo për tëëë…,s’ka asnjë problem, për më tepër mund të japim një numër shkrese, që është nisur numër protokolli, por më mirë drejtohuni zyrtarisht! Tani, unë kam bërë këto veprime, meqë të sqarova…nëëë… për dinamikë të ngjarjes, të hetimit, i ka vazhduar veprimet kolegu, që ka pas zonën…
Gazetari: Atje tek dosja, që e pe, a janë referuar videot e dhunës në Prokurorinë e Tiranës?
Polici Pajtim Canka: Jooo, unë pashë veprimet e mia, pashë kallëzimin, pashë vendimin mjeko-ligjor…
Gazetari: Vendimin mjeko-ligjor mos e përmend se e ke bërë pas 10 ditësh..!
Polici Pajtim Canka: Pashëëë dheee…
Prindërve u janë caktuar dy psikologë të cilët s’janë paraqitur në asnjë moment pranë 11-vjeçarit.
Me prova të cunguara, prokurorja e Tiranës Denisa Asko e pushoi çështjen dhe doli me vendimin e mosprocedimit penal.
Po kështu gjyqtarja Gilda Hoxha është pajtuar me vendimin e prokurores duke mbuluar dhunën skandaloze e të pashembullt ndaj një të mituri.
“Nuk kërkoj asgjë më tepër se të merren masa konkrete për atë që është bërë dhe të parandalohet diçka që mund të ndodhë më pas. Sot e kam gjallë, falenderoj Zotin, por ndoshta s’do ta kisha, s’do të merrej drejtësi pasi unë ta kisha humbur djalin apo pasi ta humb? Nuk jam e qetë duke e ditur që persona problematikë kanë qenë edhe në lagje, edhe në shkollë persona problematikë. Në çdo moment, unë ndiej rrezikshmëri ndaj djali”, përmbyll nëna e 11-vjeçarit./tvklan.al
shkolla gjon buzuku
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 20:57
I.A
PRRENJAS- Spitali i Prrenjasit, i cili për vite me radhë ka vuajtur nga kushte të vështira dhe mungesa e pajisjeve si radiografia, u denon...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 20:35
E. D
pamje nga protesta
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi t&eum...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 19:51
ZH.LL
banda "Mondi"
GREQI- Policia greke ndërmori ditën e djeshme një operacion për shkatërrimin e një grupi kriminal të p&eum...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 19:08
ZH.LL
karabinieret
ITALIA- Dy 18-vjeçarë shqiptarë janë arrestuar në flagrancë nga policia italiane, pasi po tentonin të...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 19:01
foto ilustruese
TIRANË- Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë një deklaratë përmes Facebook për lëkund...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 18:51
M.B
Vladimir Novoviç dhe Altin Dumani
TIRANA- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe Kryeprokurori Special...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 18:19
M.B
Klement Çala
TIRANA- Drejtoria e përgjithshme e burgjeve fut në 41 biss Klement Çalën. Mësohet se mbyllja e në regji...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 18:08
E. D
pamje nga aksidenti
TIRANË- Dy persona kanë përfunduar në spitalin e Traumës nga aksidenti i ndodhur tek rrethrrotullimi i Saukut....
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 18:03
M.B
Foto ilustruese
BURREL- Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në një pjesë të territorit shqiptar. Tër...
Aktualitet
17 Dhjetor 2024, 17:31
foto nga emisioni
ITALI- Historia e një çifti të cilët u njohën në vitin 2012 me shkuesi ka shkaktuar mjaft buj&e...