Aktualitet

Vrasja e Martin Canit/ Lala: Prokuroria duhet të vendosë pikat mbi ‘I’! Daci: Nuk më rezulton që të ketë një autor të dytë

Lala shprehet se nuk është kaq e thjeshtë të mbyllet një ngjarje që ka shumë mekanizma që mund të kontrollohet i gjithë procesi.

17 Dhjetor 2024, 21:40 Nga E. D
Vrasja e Martin Canit/ Lala: Prokuroria duhet të vendosë pikat mbi
foto ilustruese

TIRANË- Gazetaret Glidiona Daci dhe Klodiana Lala kanë folur për vrasjen e Martin Canit. Daci e ftuar në emisionin ‘Open’ në News24 tha se prindërit e viktimës kanë të drejtën e tyre për të ngritur pretendime. Gjithashtu Daci tha se nga të dhënat e saj nuk i rezulton ndonjë fakt apo provë që në ngjarjen e rëndë të ketë një autor të dytë.

Ndërsa Lala tha se prokurorja e çështjes është Alma Felaj, e cila e ka pyetur autorin e dyshuar për rreth 8 orë. Po ashtu Lala shprehet se nuk është kaq e thjeshtë të mbyllet një ngjarje që ka shumë mekanizma që mund të kontrollohet i gjithë procesi.

“Nëse ka një tentativë nga Policia për të fshehur ngjarjen, hetimet drejtohen nga Prokuroria. Është prokurori që vendos pikat mbi ‘I’. Policia nuk po kryen më veprime, atëherë duhet t’i kërkohet transparencë Prokurorisë”, tha Lala.

glidiona daci klodiana lala

Sondazh

Poll