Bota

Publikohen PAMJET nga shpërthimi në zemër të Moskës që vrau gjeneralin e Putinit

Atentati ndodhi pak para se të lindte dielli mbi Moskën e mbuluar me borë.

17 Dhjetor 2024, 20:49 Nga E. D
Publikohen PAMJET nga shpërthimi në zemër të Moskës
pamje nga vendngjarja

MOSKË- Pamjet e zbuluara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur bomba e fshehur në timonin e skuterit elektrik shpërthen dhe vret gjeneralin Igor Kirillov. Siç raportohet atentati ndodhi pak para se të lindte dielli mbi Moskën e mbuluar me borë.

Si pasojë e shpërthimit vdiq Gjenerali Igor Kirillov, kreu i njësisë ushtarake të armëve kimike të Kremlinit. Pamjet e zbuluara nga kamerat e sigurisë treguan momentin që bomba shpërtheu jashtë një blloku apartamentesh jashtë Ryazansky Prospekt, një bulevard i gjatë dhe i gjerë i mbushur me dyqane dhe apartamente që çojnë jashtë qendrës së Moskës.

Nga pamjet duket një skuter i mbështetur pranë derës së bllokut të apartamenteve ku banonte Kirillov. Skuteri ishte vendosur me kujdes aty në orën 4 të mëngjesit. Pamjet më pas tregojnë Kirillovin duke dalë nga blloku, rreth orës 6 të mëngjesit, dhe bomba që shpërthen.

Ka një dritë, një shpërthim dhe më pas tym. Kirillov vdes, ndërsa shpërthimi thyen xhamat e dritareve përreth. Baza, një kanal Telegram i lidhur me shërbimet ruse të sigurisë, njoftoi se agjentët ukrainas ishin në pritje që Kirillov të dilte nga banesa.

Shpërthimi ishte i telekomanduar dhe dyshohet se Kirillov po vëzhgohej nga një apartament i marrë me me qira, ndërsa hyrja e kompleksit monitorohej me dylbi. Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, bomba ishte e përbërë nga 300 g eksploziv aq sa për të vrarë Kirillovin, por mjaftueshëm i vogël për t'u futur brenda timonit ose për t'u lidhur në mënyrë të padëmshme poshtë.

Ekspertët kanë thënë se 300 g eksploziv mjaftojnë për të vrarë një person që qëndron pak më shumë se gjatësia e një fshese larg bombës. Ky nivel i saktësisë është shenja dalluese e SBU-së së Ukrainës, e cila ka fituar një reputacion për atentatet e saj të guximshme dhe të sakta.

igor kirillov

Sondazh

Poll