Bota

Polica gjen 250 kg kokainë me vlerë 13 milionë euro brenda dy arkivoleve në Holandë

Sekuestrimi i kokainës u krye të premten (13 dhjetor) pas finalizimit të një operacioni i cili nisi pas arrestimit të një 30-vjeçari nga Roterdami.

17 Dhjetor 2024, 16:38 Nga E. D
Polica gjen 250 kg kokainë me vlerë 13 milionë euro brenda dy
droga

HOLLANDË- Policia holandeze ka gjetur 250 kg kokainë me vlerë 13 milionë euro të fshehura brenda dy arkivoleve. Gjithashtu sekuestrimi i kokainës u krye të premten (13 dhjetor) pas finalizimit të një operacioni i cili nisi pas arrestimit të një 30-vjeçari nga Roterdami.

Ndërsa Njësia Kombëtare e Ekspertizës dhe Operacioneve e Policisë holandeze tha në një deklaratë se i dyshuari po drejtonte një furgon me targa franceze në autostradën pranë Numansdorp dhe shfaqi sjellje të dyshimta.

Por kur policia e ka pyetur se çfarë po trasportonte, 30 vjeçari ka thënë se kishte dy trupa të pajetë në arkivole, por dokumentet e tij nuk përputheshin. Pas verifikimeve në një agjenci funerale, u zbulua se arkivolet përmbanin çanta sportive me kokainë.

policia hollandeze

Sondazh

Poll