Bota

"Zelenskyy nuk e ftova në ceremoninë e inaugurimit"/ Trump: Nëse ai do të donte të vinte, unë do të doja ta kisha aty

Trump, i cili mundi rivalen demokrate Kamala Harris muajin e kaluar, do të betohet zyrtarisht si presidenti i 47-të i SHBA-së më 20 janar në një ceremoni inaugurimi në Kapitol në Uashington, DC.

17 Dhjetor 2024, 17:54 Nga E. D
"Zelenskyy nuk e ftova në ceremoninë e inaugurimit"/ Trump:
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti i ardhshëm Donald Trump tha se nuk e ka ftuar presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në ceremoninë e inaugurimit muajin e ardhshëm. Trump, i cili mundi rivalen demokrate Kamala Harris muajin e kaluar, do të betohet zyrtarisht si presidenti i 47-të i SHBA-së më 20 janar në një ceremoni inaugurimi në Kapitol në Uashington, DC.

Gjithashtu të hënën, Trump mbajti konferencën e tij të parë zyrtare për shtyp që nga fitorja e zgjedhjeve. I pyetur nga gazetarët nëse ai e kishte ftuar Zelenskyn, Trump u përgjigj: “Jo, nuk e ftova”. Ai, megjithatë, shtoi: “Nëse ai do të donte të vinte, unë do të doja ta kisha atë aty.”

Trump u takua me Zelensky këtë muaj në Paris së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron për bisedime të përqëndruara në krizën e Ukrainës. Trump tha më pas se donte që armiqësitë midis Moskës dhe Kievit të përfundonin sa më shpejt të ishte e mundur.

NBC raportoi më vonë se ekipi i Trump ka punuar shumë për të ndërmjetësuar një armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë që mund të hapë rrugën për bisedimet e paqes. Trump ka kritikuar vazhdimisht administratën e presidentit aktual Joe Biden për trajtimin e konfliktit dhe ka pohuar se armiqësitë nuk do të kishin shpërthyer kurrë fare me të në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas raportimeve të mediave, Trump ka ftuar presidentin kinez Xi Jinping të marrë pjesë në inaugurim. Ftesa thuhet se është bërë në fillim të nëntorit, menjëherë pas fitores së Trumpit në zgjedhje. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Xi e ka pranuar ftesën.

Ekipi i Trump ka sugjeruar të presë liderë të tjerë në Kapitol më 20 janar, përveç Xi. Ndërsa ambasadorët dhe diplomatët zakonisht ftohen, të dhënat e Departamentit të Shtetit që nga viti 1874 tregojnë se asnjë udhëheqës i huaj nuk ka marrë pjesë ndonjëherë në ceremoninë e transferimit të pushtetit.

 Midis zyrtarëve të tjerë të ftuar, media të ndryshme kanë përmendur presidentin argjentinas Javier Milei, kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe presidentin salvadorian Nayib Bukele. Ndërsa zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov tha javën e kaluar se Kremlini nuk ka marrë një ftesë.

volodymyr zelenskyy donald trump

Sondazh

Poll