Bota

Kryeministri polak: Do të bëjmë gjithçka për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Tusk shtoi se vendet perëndimore duhet të bëjnë gjithçka për të siguruar që Ukraina të dalë nga lufta me Rusinë pa humbje, me respekt për territorin dhe kufijtë e saj dhe me siguri për të ardhmen e saj.

17 Dhjetor 2024, 18:37 Nga E. D
Kryeministri polak: Do të bëjmë gjithçka për
Volodymyr Zelensky dhe Donald Tusk

POLONI- kryeministri polak Donald Tusk sot pas takimit të tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se Polonia do të bëjë gjithçka që mundet për të bërë të mundur pranimin e Ukrainës në NATO. 

Gjithashtu Tusk shtoi se vendet perëndimore duhet të bëjnë gjithçka për të siguruar që Ukraina të dalë nga lufta me Rusinë pa humbje, me respekt për territorin dhe kufijtë e saj dhe me siguri për të ardhmen e saj.

Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, nga ana e tij, tha se çështja e vendosjes së trupave të huaja paqeruajtëse në Ukrainë mund të ngrihet potencialisht kur liderët e Gjermanisë, Francës, Polonisë dhe NATO-s, ndër të tjera, të takohen në Bruksel të mërkurën.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin polak Donald Tusk në Lviv, Zelensky tha se çështja e forcimit të Ukrainës në fushën e betejës dhe gjeopolitikisht mund të diskutohet gjithashtu.

volodymyr zelensky donald tusk

Sondazh

Poll