17 Dhjetor 2024, 18:28
Nga E. D
foto ilustruese
GAZA- Një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës i ka lënë të vdekur të paktën tetë njerëz nga familja e njëjtë, thanë të martën zyrtarët shëndetësorë palestinezë. Shumica e të vdekurve në këtë sulm janë gra dhe fëmijë, sipas tyre.
Sulmi ndodhi të hënën natën dhe e goditi një shtëpi në lagjen qendrore, Daraj, në qytetin Gaza, sipas shërbimit emergjent të Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Një baba me tre fëmijë dhe gjyshja e fëmijëve ishin në mesin e trupave të nxjerrë nga rrënjat, sipas Associated Press.
Ushtria izraelite tha më vonë se sulmi ajror kishte në shënjestër një militant të Hamasit në një "vend të infrastrukturës terroriste". Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Izraeli e fajëson Hamasin për viktimat civile, duke thënë se militantët shpesh veprojnë në zona të banuara në Rripin e Gazës, i cili është i mbipopulluar. Grupet për të drejtat e njeriut dhe palestinezët thonë se Izraeli nuk ka marrë masa të mjaftueshme për ta shmangur vrasjen e civilëve.
Lufta e Izraelit në Gazë i ka lënë të vdekur mbi 45.000 palestinezë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Ushtria izraelite ka thënë se i ka vrarë mbi 17.000 militantë, pa dhënë dëshmi për këtë. Lufta në Gazë filloi kur militantët e Hamasit e sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ku i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë.
lufta ne gaza
Bota
17 Dhjetor 2024, 17:54
E. D
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti i ardhshëm Donald Trump tha se nuk e ka ftuar presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensk...
Bota
17 Dhjetor 2024, 17:50
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian (BE) e ka nisur një hetim ndaj platformës kineze të rrjeteve sociale, TikTok, në lidhje me a...
Bota
17 Dhjetor 2024, 17:04
ZH.LL
Papa Francesku
ITALIA- Papa Françesku ka zbuluar se ai ishte shënjestër e një tentative për sulm vetëvrasës gjatë...
Bota
17 Dhjetor 2024, 16:50
ZH.LL
Meta
BRUKSEL- Mbikëqyrësit e privatësisë së Bashkimit Evropian goditën pronarin e Facebook, Meta, me gjoba prej 251 milion&eu...
Bota
17 Dhjetor 2024, 16:33
ZH.LL
Justin Trudeau
KANADA- Kryeministri kanadez Justin Trudeau është zhytur në një krizë të thellë politike për shkak t...
Bota
17 Dhjetor 2024, 16:38
E. D
droga
HOLLANDË- Policia holandeze ka gjetur 250 kg kokainë me vlerë 13 milionë euro të fshehura brenda dy arkivoleve. Gjithashtu s...
Bota
17 Dhjetor 2024, 15:33
ZH.LL
Trump
SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar vendimin e fundit të Presidentit Joe Biden për të lejuar forcat ...
Bota
17 Dhjetor 2024, 15:24
E. D
pamje nga vendngjarja
BRAZIL- Pamje të tmerrshme janë publikuar në rrjete sociale, ku tregojnë momentin kur një pemë gji...
Bota
17 Dhjetor 2024, 15:20
foto ilustruese
SHBA- Në një deklaratë të përbashkët sot, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Byroja Federale e Heti...
Bota
17 Dhjetor 2024, 14:57
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Shtetet e Bashkuara “nuk i paralajmërojnë publikisht sanksionet”....