Aktualitet

U kap me kanabis dhe një dorezë metalike, arrestohet 23-vjeçari në Shkodër

Gjithashtu gjatë një kontrolli fizik, 23-vjeçarit i është gjetur edhe një dorezë metalike, e cila po ashtu u sekuestrua nga policia.

17 Dhjetor 2024, 15:20 Nga ZH.LL
U kap me kanabis dhe një dorezë metalike, arrestohet 23-vjeçari
policia

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një 23-vjeçar. Mësohet se i riu u kap nga policia me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu gjatë një kontrolli fizik, 23-vjeçarit i është gjetur edhe një dorezë metalike, e cila po ashtu u sekuestrua nga policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

shkoder arrestim

Sondazh

Poll