Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat, makina përplas për vdekje një 63-vjeçar, shoqërohet në komisariat shoferi (EMRAT)

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

17 Dhjetor 2024, 13:52 Nga r.ll
Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat, makina përplas për vdekje
foto ilustruese

FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”. Një 54-vjeçar ka përplasur për vdekje me makinë një këmbësor 63 vjeç. Viktima është identifikuar si Namik Halili nga Durrësi.

Drejtuesi i automjetit, Genci Ismailaj, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:55, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, shtetasi G. I., 54 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin N. H., rreth 63 vjeç, këmbësor.

Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi N. H. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë shoqëruan drejtuesin e automjetit, shtetasin G. I., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident ne lushnje-berat

Sondazh

Poll