Aktualitet

VIDEO/ 47-vjeçari në Berat humbi jetën pas rënies së masivit të gurëve, ja pamjet nga vendi i ngjarjes

Dosja.al ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes nga ku shihet se shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e 47-vjeçarit nga masivi i gurëve.

17 Dhjetor 2024, 13:37 Nga M.B
VIDEO/ 47-vjeçari në Berat humbi jetën pas rënies së
Foto nga vendi i ngjarjes

BERAT- Një 47-vjeçar me inicialet G. S., ka ndërruar jetë në Berat pasi gjatë punimeve nga një subjekt privat, është shkëputur një masiv guri dhe e ka zënë poshtë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në lagjen “13 Shtatori”, në rrugën e Kalasë.

Dosja.al ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes nga ku shihet se shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e 47-vjeçarit nga masivi i gurit dhe e kanë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën.

 
 

berat

Sondazh

Poll