Aktualitet

U kap me kokainë me vlerë 1.2 mln euro, arrestohet 36-vjeçari shqiptari në Austri

Droga, e paketuar në 12 pako, u zbulua gjatë një kontrolli në makinën e shqiptarit. 

16 Dhjetor 2024, 20:43 Nga E. D
U kap me kokainë me vlerë 1.2 mln euro, arrestohet 36-vjeçari
droga

AUSTRI- Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Austri. Mësohet se 36-vjeçari është kapur me 12 kilogramë kokainë. Gjithashtu droga, e paketuar në 12 pako, u zbulua gjatë një kontrolli në makinën e shqiptarit. Nëse kjo sasi do të shitej në rrugë, kishte një vlerë prej 1.2 milionë euro.

Kjo është sasia më e madhe e kokainës e konfiskuar nga autoritetet, ndërsa shqiptari ndodhet në paraburgim. Automjeti i shtetasit me banim në Itali, i cili kërkonte të udhëtonte përmes Tirolit nga veriu në jug me targë gjermane, u kontrollua në mënyrë specifike në bazë të disa kritereve. Deri më tani nuk dihet ende asgjë për ndonjë bashkëpunëtor apo rrjet më të madh. 

kokaine austri

Sondazh

Poll