Aktualitet

Ekzekutimi mafioz në Athinë, zbulohet identiteti i vërtetë i të plagosurit

Por pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, policia greke ka zbuluar se Edi Lulo, më parë ka mbajtur identitetin Etmond Hysa, lindur në 1978 në Shqipëri.

16 Dhjetor 2024, 20:30 Nga E. D
Ekzekutimi mafioz në Athinë, zbulohet identiteti i vërtetë i
pamje nga atentati

ATHINË- Detaje të reja vijojnë të zbardhen nga atentati i djeshëm mafioz në Athinë, ku mbeti i vrarë shqiptari Irakli Davella dhe i plagosur Edi Lulo. Gjithashtu Edi Lulo, 46 vjeç, është emri aktual që mban në gjendjen civile i plagosuri. Ky emër përkon edhe me pasaportën që i është sekuestruar atij pas ngjarjes.

Por pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, policia greke ka zbuluar se Edi Lulo, më parë ka mbajtur identitetin Etmond Hysa, lindur në 1978 në Shqipëri. Ai rezulton se ka qenë i dënuar në Greqi dhe madje ka bërë burg për ngjarjen e vitit 2011, ku bashkë me dy shqiptarë të tjerë, grabitën Dhomën e Avokatëve të Athinës dhe nën kërcënimin e armëve morën 404.493 euro.

Bashkë me këtë ngjarje ai u akuzua edhe për grabiten e një klinike mjekësore në Pagrati të Athinës ku u morën pajisje me vlerë 110.000 euro.  Pasi kreu burgun, mësohet se u riatdhesua në Shqipëri. Kohët e fundit jetonte në Dubai dhe në datën 9 dhjetor ka ardhur në Greqi me identitetin Edi Lulo. Me këtë identitet rezulton i regjistruar edhe në Shqipëri, ku rezulton edhe pronar i një biznesi në Durrës.

Si ndodhi ekzekutimi?

Gjithçka ka ndodhur mesditën e së dielës (15/12) brenda pak sekondash jashtë ambienteve të lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Viktima, Irakli Davella së bashku me të plagosurin Edi Lulon, po largoheshin nga kafeneja dhe po shkonin drejt makinës së tyre. Në të njëjtën kohë, autorët, të cilët kishin vjedhur një makinë nga qendra e Athinës, hapën zjarr sapo panë Irakli Davella dhe Edi Lulon. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh. 

edi lulo etmond hysa

Sondazh

Poll