Art&Argëtim

Eurosong 2019/ Jonida Maliqi publikon klipin dhe premton të papritura në gjysmëfinale

11 Mars 2019, 11:49 Nga DOSJA
Eurosong 2019/ Jonida Maliqi publikon klipin dhe premton të papritura

Kënga përzgjedhëse për të na përfaqësuar në Eurovision “Ktheju Tokës” nuk zhgënjeu askënd. Klipi u mirëprit dhe realizimi ishte me detaje shumë interesante.

Që kur kënga u përzgjodh për të na përfaqësuar në këtë festival, është punuar shumë pas skenave. Ajo e ka regjistruar këngën me një produksion të ri. Ashtu siç ishte premtuar kënga është realizuar në nja sfond të errët dhe ka të përfshira elemente tradicionale dhe popullore.

Ajo ka publikuar gjithashtu në Instagram se do të ketë dhe surpriza për natën gjysmëfinale të festivalit.

Këngëtarja e ka konfirmuar edhe me parë që kënga do të realizohet dhe transmetohet në gjuhën shqipe.

Me sa duket ajo ka ndjekur paraardhësin e saj, Eugent Bushpepa i cili gjithashtu zgjodhi versionin shqip të këngës “Mall” për në Eurosong. Eshtë e qartë që zgjedhja është bërë me një qëllim të caktuar përderisa Eugent Bushpepa arriti të kualifikohej në 11 më të mirët në finalen e madhe në Lisbon vitin e kaluar.

Urojmë që të jetë një ogur i mirë edhe për Jonida Maliqin kjo zgjedhje.  

  


(R.L/Dosja.al)                                                           

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz eurosong 2019 jonida maliqi klipi i ri ktheju tokës eurosong 2019 jonida maliqi klipi i ri ktheju tokës

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Mars 2019, 09:30

Lapsus apo batutë? Bieta sqaron gjithçka

E ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, Bieta foli për marrëdhënien e saj me Alban Dudushin dhe mosmarrëveshjet që kishin me njëri-tjetrin, shkak për kë...

Art&Argëtim 11 Mars 2019, 09:04

Xhesika Berberi qenka një kopje e mamit

Xhesika Berberi është një nga modelet e famshme shqiptare që karrierën e saj ka vendosur ta ndjekë në Amerikë ku edhe jeton tashmë. Bukuroshja shpesh herë është...