Art&Argëtim

‘Nuk më zëvëndëson kush te Xing-u’, Kejvina Kthella më thumbuese se kurrë

11 Mars 2019, 08:41 Nga DOSJA
‘Nuk më zëvëndëson kush te Xing-u’, Kejvina

Velinën bukuroshe Kejvina Kthellën nuk do e shikojmë më në emisionin ‘Xing me Ermalin’. Lajmin e konfirmuan të dyja palët dhe mesa duket Kejvinën tashmë do e shikojmë në skena ndërkombëtare.

Mirëpo për Kejvinën nuk është e lehtë që ta zëvëndësojnë. Bukuroshja e Xingut ishte shumë e pëlqyer nga publiku dhe për batutat spontane që hidhte herë pas here në emision.

Vetë moderator i emisionit, Ermal Mamaqi shprehu keqardhjen për largimin e saj. Kejvina kishte si pjesë të emisionit t’i drejtonte ‘pyetjet me spec’ të ftuarve. E me sa duket dhe ajo vetë e di që është e vështirë të zëvëndësohet me një tjetër, figura e saj.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto ku është duke ngrënë një spec djegës të kuq dhe mbi të shkruan: “Vetëm ky speci kuq më zëvëndëzon mua tek Xingu.”

Vetë bukuroshja e ka quajtur eksperiencën në emisionin ‘Xing me Ermalin’ të mrekullueshme dhe largimi i saj ka qenë me mirëkuptim, ndryshe nga ish-velina e pare, Rashel Kolaneci që pati një largim të pakëndshëm.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ermal mamaqi kejvina kthella largimi kejvinës xing me ermalin ermal mamaqi kejvina kthella largimi kejvinës xing me ermalin

Sondazh

Poll