Art&Argëtim

Ofendon rëndë Arbana Osmanin, ish-konkurenti i Big Brother nuk i kursen fjalët

11 Mars 2019, 07:46 Nga DOSJA
Ofendon rëndë Arbana Osmanin, ish-konkurenti i Big Brother nuk i

Arbana Osmani për vite me radhë ka drejtuar një emision shumë të shikuar si ‘Big Brother Albania’ ku konkurentët kanë qenë të shumtë. Ashtu sikurse ka krijuar miq ajo ka krijuar dhe armiq mes pjesmarrësve të këtij show televiziv.

Klodian Çelaj njihet ndryshe dhe si ‘Klodi i Big Brother 3’ nuk ka nguruar të lëshojë fjalë ofenduese ndaj moderatores. Ai ka lënë një koment drejtuar Arbanës në faqen zyrtare të ‘Top Channel’.

Kjo mashtruesja. Hajdutja e Top Channel’ ,-shkruan Klodi.           

      

Ish konkurenti i ‘Big Brother 3’ u bë shumë i njohur në kohën që transmetohej emisioni sepse ishte i pari pjesmarrës që deklaroi hapur prirjet e tij homoseksuale.

Risjellim në vëmendje se kjo antipati ndaj moderatores ka lindur që në përfundim të sezonit të tretë të emisionit ku mesa duket mes tyre ka pasur keqkuptime dhe vetë Klodi ka deklaruar që kanë mosmarrëveshje mes tyre.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arbana osmani big brother klodi bigut klodian çelaj arbana osmani big brother klodi bigut klodian çelaj

Sondazh

Poll