Art&Argëtim

Akuza të forta ndaj Ed Sheeran, fqinjët të revoltuar me këngëtarin

11 Mars 2019, 10:04 Nga DOSJA
Akuza të forta ndaj Ed Sheeran, fqinjët të revoltuar me

Në vitin 2016 vetë këngëtari mori lejen për të krijuar këtë pishinë e cila do të ishte vetëm për kafshët e egra, duke i siguruar atyre një habitat natyror për mbarshtimin e tyre si dhe për sigurimin e ujit të pijshëm për zogjtë dhe gjitarët. Zyrtarët e bënë të qartë se kjo pishinë nuk do të përdorej për të notuar nga njerëzit.

Mirëpo mesa duket disa foto që po qarkullojnë tregojnë se në pishinë janë krijuar edhe një palë shkallë dhe një shesh qëndrimi duke krijuar idenë se po përdoret si një objekt noti nga vetë këngëtari.

Fqinjët e kanë akuzuar këngëtarin dhe janë të bindur që kjo pishinë përdoret për argëtim nga Ed Sheeran dhe miqtë e tij. Madje ato pohojnë se kanë dëgjuar dhe muzikën e lartë. Ata pretendojnë se ylli ndërkombëtar i popit po përpiqet të organizojë një festë në pellgun e krijuar për kafshët e egra.

Përfaqësuesit e këngëtarit kanë vendosur të mos komentojnë për momentin lidhur me këtë çeshtje.

Burimi: The Sun

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz akuza ed sheeran ylli popit akuza ed sheeran ylli popit

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Mars 2019, 09:30

Lapsus apo batutë? Bieta sqaron gjithçka

E ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, Bieta foli për marrëdhënien e saj me Alban Dudushin dhe mosmarrëveshjet që kishin me njëri-tjetrin, shkak për kë...

Art&Argëtim 11 Mars 2019, 09:04

Xhesika Berberi qenka një kopje e mamit

Xhesika Berberi është një nga modelet e famshme shqiptare që karrierën e saj ka vendosur ta ndjekë në Amerikë ku edhe jeton tashmë. Bukuroshja shpesh herë është...