Sport

VIDEO / Milani nuk shkon më tepër se një barazim pa gola ndaj Genoas!

Me këtë barazim, Milani (që ka një ndeshje më pak) ndodhet 14 pikë larg Atalanta-s, që kryeson tabelën e Serie A.

16 Dhjetor 2024, 01:48 Nga DOSJA
VIDEO / Milani nuk shkon më tepër se një barazim pa gola ndaj

ITALI - Në ndeshjen përmbyllëse të javës së 15-të të Serie A, Milani nuk shkoi përtej barazimit 0-0 kundër Genoa-s në ditën e festës për 125-vjetorin e themelimit të klubit. Në "San Siro", loja u dominua nga kuqezinjtë, por muri mbrojtës i Genoa-s nuk thye dhe qëndroi i palëkundur deri në fund.

Në pjesën e parë, më i dalluari ishte i riu Jimenez, zëvendësuesi i Theo Hernandez-it, ndërsa lojtari më i rrezikshëm ishte Emerson Royal. Braziliani detyroi portierin Leali të bënte një pritje të shkëlqyer me një gjuajtje me kokë në minutën e 46-të. Megjithatë, rastin më të artë e pati Morata, i cili në minutën e 79-të goditi traversën me një goditje të fuqishme me këmbën e djathtë.

Me këtë barazim, Milani (që ka një ndeshje më pak) ndodhet 14 pikë larg Atalanta-s, që kryeson tabelën e Serie A.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll