Sport

Rasti enigmë i James Rodríguez, që u la jashtë ndaj Realit: "Nuk di të flas për këtë!"

Një orë para fillimit të ndeshjes kundër Real Madridit, u dha lajmi: kolumbiani, pa ndonjë dëmtim të dukshëm dhe i gatshëm për të luajtur, u la jashtë skuadrës.

15 Dhjetor 2024, 15:00 Nga DOSJA

Rasti enigmë i James Rodríguez, që u la jashtë ndaj

SPANJE - Një orë para fillimit të ndeshjes ndaj Real Madridit, lajmi u bë i ditur. James Rodríguez, pa ndonjë lëndim të dukshëm dhe i gatshëm për të luajtur, u la jashtë skuadrës. Trajneri i tij, Iñigo Pérez, minuta para sfidës, foli për mungesën e tij me një mesazh enigmatik: “Është një temë për të cilën nuk jam i kualifikuar për të folur dhe që nuk varet nga unë”.

Kjo frazë, të cilën ai e përsëriti dy orë e gjysmë më vonë në një konferencë për shtyp, ka lëshuar thashetheme të pafundme, sepse sekreti i klubit është total, deri në atë pikë sa duket se vetëm tre persona e dinë se çfarë ndodhi me James. Njëri është trajneri dhe dy të tjerët janë drejtori sportiv, David Cobeño dhe presidenti, Raúl Martín Presa.

Pikërisht, presidenti nxiti edhe thashethemet e pafundme rreth figurës së kolumbianit gjatë ndeshjes, kur tha në Movistar se kjo temë nuk duhet të flitet. “Nuk mundem dhe as nuk duhet ta them”, theksoi ai.

Situata e James Rodríguez te Rayo është e çuditshme dhe ky episod enigmatik ka ardhur pikërisht në javën e ndeshjes kundër Real Madridit, klub të cilit ai i përkiste mes viteve 2014 dhe 2020 dhe me të cilin fitoi nëntë tituj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll