Sport

VIDEO / Tjetër zhgënjim për Barcelonën, Leganes bën surprizën!

Golin e vetëm që vendosi këtë përballje e shënoi Gonzalez që në minutën e katërt.

16 Dhjetor 2024, 01:31 Nga DOSJA
VIDEO / Tjetër zhgënjim për Barcelonën, Leganes bën

SPANJE - Tjetër zhgënjim nga Brcelona në La Liga. Skuadra “blugrana”, pas barazimit 2-2 në fushën e Betisit, u mposht për befasinë e të gjithëve 0-1 nga Leganes dhe qëndron në rolin e kryesueses vetëm falë golaverazhit më të mirë ndaj Atleticos (38 pikë), por “Los Colchoneros” dhe Reali i Madridit që ka një pikë më pak, do të luajnë një ndeshje më shumë.

Golin e vetëm që vendosi këtë përballje e shënoi Gonzalez që në minutën e katërt. Edhe se kishte kohë të mjaftueshme për të kthyer rezultatin, skuadra e Hansi Flick dështoi ta thyente mbrojtjen mike, duke pësuar humbjen e katërt në kampionat në këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll