Sport

Gary O'Neil, nuk është më trajner i “zjarrfikësve” të Wolverhamptonit…

Shtypi anglez raporton se Gary O'Neil nuk i rezistoi dot serisë së rezultateve të këqija

15 Dhjetor 2024, 16:00 Nga DOSJA

Gary O'Neil, nuk është më trajner i

ANGLI - Gary O'Neil nuk është më trajner i Wolverhampton, sipas shtypit anglez. Trajneri nuk i rezistoi dot rezultateve të këqija dhe sot u largua, pasi pësoi një tjetër humbje të shtunën, këtë herë ndaj Ipswich (2-1).

Ai e lë skuadrën në vendin e 19-të dhe të parafundit në Premier League, me 9 pikë në xhiron e 16-të.

Kujtojmë, se dje, Solskjaer shkoi për të parë ndeshjen e Wolves dhe shumë shpejt u ngritën thashethemet se ai mund të ishte njeriu i ardhshëm në pankinën e “zjarrfikësve”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll