Sport

Rodri është duke vrapuar tani pas operacionit, Man.City e pret atë këtë sezon!...

Në Angli theksojnë se lojtari spanjol mund të kthehet në fushat e lojës edhe para përfundimit të sezonit

15 Dhjetor 2024, 14:30 Nga DOSJA

Rodri është duke vrapuar tani pas operacionit, Man.City e pret

ANGLI - Rodri Hernández vazhdon të reduktojë fazat e rikuperimit të tij. Në një Manchester City që po kalon një krizë rezultatesh, të shohësh sesi fituesi i “Topit të Artë” në 2024 vrapon sërish, është një frymë e freskët për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiolës.

Dhe aq më tepër pas dëmtimit të tij të pafat kundër Arsenalit në shtator, që e detyroi atë t'i nënshtrohej një operacioni. Futbollisti, sipas medias angleze ‘The Sun’, po shkurton afatet për një dëmtim të komplikuar, siç është këputja e ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë.

Një rehabilitim që tashmë ka nisur të jetë në një fazë tjetër, me Rodrin në rutinë, i cili ka lënë përshtypje edhe mjekëve të klubit me lëvizjen e tij.

Tani mbetet për t'u parë se kur do të jetë e mundur që mesfushori spanjol të shihet sërish në fushë me fanelën blu të hapur të Manchester Cityt. Një imazh që pritet për Botërorin e ri të klubeve në qershor dhe korrik, por që mund të jetë edhe më herët. Dhe ata janë optimistë nga klubi dhe besojnë se ka mundësi për ta parë atë në pjesën e fundit të sezonit në Premier League.

Rodri është duke vrapuar tani pas operacionit, Man.City e pret

Një mungesë shkatërruese…

Që kur lojtari u dëmtua kundër Arsenalit, skuadra ka humbur qëndrueshmërinë dhe ka rënë në ndeshje që më parë nuk do të kishin të njëjtin fund. Mbi të gjitha, seria e fundit e ndeshjeve, ku djemtë e Pep Guardiolës nuk mund të rikthehen në këmbë me shtatë humbje, dy barazime dhe një fitore në dhjetë ndeshjet e fundit.

Një seri që mund të zgjatet kundër Manchester United këtë pasdite në një ndeshje që mund ta largojë më shumë nga vendet e Champions League. Të gjitha këto tregojnë se sa mirë do të ishte të kthehej Rodri Hernández para kohe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll