Aktualitet

EMRAT/ Përshtatën lokalin për lojëra fati, arrestohen 6 persona në Fier

Gjatë aksionit të policisë janë arrestuar administratori i lokalit si dhe 5 persona që u kapën në flagrancë duke luajtur poker. 

15 Dhjetor 2024, 10:41 Nga I.A
EMRAT/ Përshtatën lokalin për lojëra fati, arrestohen 6
Lojera fati

FIER- Gjashtë persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Fier për organizimin e lojërave të fatit. Gjatë aksionit të policisë janë arrestuar administratori i lokalit si dhe 5 persona që u kapën në flagrancë duke luajtur poker.  Nga Policia janë arrestuar Eduart Varfi, 47 vjeç, Haxhi Kallashi, 32 vjeç, Mikelian Begaj, 26 vjeç, Avni Tahiri, 42 vjeç, Elsjan Xhaferi, 34 vjeç, dhe Klodian Hoxhaj, 35 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

FIER Finalizohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier operacioni i koduar "Poker". Kishte përshtatur lokalin e marrë me qera për të organizuar lojëra fati poker, vihet në pranga administratori i lokalit. Në pranga dhe 5 shtetas të tjerë që u kapën në flagrancë duke luajtur poker. Sekuestrohen shuma parash, çipsa, një tavolinë pokeri dhe sende të tjera.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier në kuadër të kontrolleve për parandalimin e veprimtarisë së paligjshme të lojrave të fatit, kanë finalizuar operacionin "Poker", dhe arrestuan shtetasit: - E. V., 47 vjeç, H. K., 32 vjeç, M. B., 26 vjeç, A. T., 42 vjeç, E. Xh., 34 vjeç, dhe K. H., 35 vjeç, të gjithë banues në fshatin Mbyet, Fier.

Këta shtetas u kapën në flagrancë në lokalin e shtetasit E. V., duke luajtur poker. Në vijim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasit e mësipërm për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

eduart varfi

Sondazh

Poll