Sport

Mallorca, edhe më e fortë pas përjashtimit të Muriqit me karton të kuq. Mundin 2-1 Girona-n dhe tani në vendin e 5-të… (video)

Ky ishte ndëshkimi i dytë i sezonit për sulmuesin kosovar Vedat Muriqi

15 Dhjetor 2024, 11:00 Nga DOSJA

Mallorca, edhe më e fortë pas përjashtimit të Muriqit me

SPANJE - Vedat Muriqi, protagonist për skuadrën e Mallorca-s në sfidën me Gironan, dhuroi një asist në momentin e golit të shënuar nga Larin në minutën e 20-të, por në minutën e 32-të u ndëshkua me karton të kuq.

Ky ishte ndëshkimi i dytë i sezonit për Vedat Muriqit mund t'i kushtonte shtrenjtë Mallorcas, por skuadra ishulloree fitoi tre pikë shumë të rëndësishme duke mposhtur Girona 2-1.

Katalanasit kishin kaluar në avantazh pas pak minutash falë van de Beek, por ishte Larin ai që barazoi rezultatin pak para se sulmuesi i ‘dardanëve’ të merrte kartonin e kuq, i cili e la skuadrën e tij me 10 lojtarë në minutën e 32-të.

Në pjesën e dytë, në minutën e 51-të, kanadezi shënoi dyfishin personal dhe sulmet e djemve të Michel ishin të kota. Me këtë sukses, Mallorca fluturon në 27 pikë, në vendin e pestë dhe lë pas Gironën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll