Sport

Real Madridi bën gati planin B, në rast se dështon transferimi i Alphonso Davies

Real Madridi është lidhur fort me një transferim të mundshëm të Alphonso Davies gjatë 12 muajve të fundit, në të kundërt…

15 Dhjetor 2024, 10:30 Nga DOSJA

Real Madridi bën gati planin B, në rast se dështon transferimi i

SPANJE - Edhe pse dukej thuajse e pashmangshme që ai do t’i bashkohet klubit spanjol si lojtar i lirë verën e ardhshme, tani ka gjasa të mëdha që mbrojtësi do të rinovojë kontratën tek Bayern Munich. 

Në rast se ndodhë kjo, ‘los blancos’ do të duhet të fokusohen diku tjetër dhe tashmë ata kanë gati një plan B, nëse dështon transferimi i kanadezit. 

Për shkak të paraqitjeve të dobëta të Ferland Mendy këtë sezon në krahun e majtë, ka shumë mundësi që Real Madridi të përpiqet të nënshkruaj me një mbrojtës të tillë. 

Në focus, një opsion mund të jetë ish-lojtari i tyre Theo Hernandez, me të cilin ishin lidhur edhe në të kaluarën. 

Sipas Gazzetta dello Sport, Milani është i gatshëm ta shesë Hernandez, i cili ka kontratë me ‘kuqezinjtë’ deri në 2026. 

Për shkak të situatës së kontratës së tij, drejtuesit e klubit italian janë të gatshëm të ndajnë rrugët me francezin për 50 milionë euro. 

Real Madridi bën gati planin B, në rast se dështon transferimi i

Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, nuk ka qenë i kënaqur me nivelin e Hernandez në muajt e fundit, që është një aryse pse mund ta pranojnë shitjen e tij. 

Real Madridi mund ta shfrytëzojë këtë në avantazhin e tyre dhe të bëjnë një ofertë gjatë afatit kalimtar veror.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll