Aktualitet

Shiu i dendur në Durrës/ Rrugët e qytetit në pushtetin e ujit, krijohet vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe kalimtarëve

Si pasojë e motit të keq, Policia e Shtetit apeloi më herët për kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve.

14 Dhjetor 2024, 21:10 Nga r.ll
Shiu i dendur në Durrës/ Rrugët e qytetit në pushtetin e
rruget ne durres

DURRËS- Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin, ku në disa qytete janë prezente reshjet e shiut, dhe në qytete të tjera reshjet e dëborës. Në Durrës, shiu i dendur ka sjellë përmbytje në rrugët e qytetit duke krijuar vështirësi në qarkullim për drejtuesit e makinave dhe te kalimtarëve.

Si pasojë e motit të keq, Policia e Shtetit apeloi më herët për kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve. Gjithashtu, për lëvizjen në akset rrugore në zonat malore ku ka reshje dëbore, policia bën apel shoferëve të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore. 

"Si pasojë e motit të keq me reshje shiu dhe në disa zona malore me reshje dëbore, Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështirës dhe të prezencës së ujit në disa segmente rrugore. Për lëvizjen në akset rrugore në zonat malore ku ka reshje dëbore të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore. Të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore. Deri në këto momente nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar. Ndërkohë, në të gjitha drejtoritë janë ngritur grupet e emergjencës dhe po mbajnë kontakte me përfaqësuesit e pushtetit vendor, me firmat kontraktore dhe emergjencat civile. Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë", thuhet në njoftimin e policisë. 

 

moti i keq ne durres

Sondazh

Poll