Aktualitet

Rrjeti i trafikut të drogës u zbulua nga bisedat në "Sky ECC"/ Dënohet grupi kriminal në Francë, cila ishte lidhja me Shqipërinë

 Typhaine dhe Eduard, ishte dyshja të cilët u përballën me dënimet më larta, pasi shtatë anëtarët e tjerë të grupit ishin më të buta, duke përfshirë dënime me kusht.

14 Dhjetor 2024, 17:28 Nga r.ll
Rrjeti i trafikut të drogës u zbulua nga bisedat në "Sky
foto ilustruese

FRANCË- Nëntë persona kanë dalë në gjyq këtë javë në Reness dhe janë njohur me dënimet e caktuara, për rolin e tyre në një organizatë të trafikut të drogës midis Finistere në Francë, Shqipërisë, Luksemburgut dhe Spanjës.

Mes të dënuarve është një studente nga Bresti, Typhaine, që prej një viti e gjysmë ndodhet në paraburgim, dhe për të cilën gjykata caktoi për 5 vjet burg. Sipas mediave franceze, Typhaine kishte rol kyç në organizatë në ngarkimin dhe dorëzimin e drogës për anëtarët e tjerë të grupit. Ajo kishte udhëtuar deri në Spanjë, Shqipëri dhe Luksemburg. Para arrestimit, pasuar nga nëntëmbëdhjetë muaj paraburgim, e reja studionte, në vitin e parë të diplomës së Administratës Ekonomike dhe Sociale (AES), në veçanti për “Statistikë” dhe “Historia e ekonomisë”.

Një tjetër anëtar i grupit, i quajtur Eduard me banim në Spanjë, por aktualisht në arrati, u dënua me 8 vjet burg. Eduard, ishte figura kryesore e organizatës dhe udhëhoqi importimin e lëndëve narkotike nga Spanja. Typhaine dhe Eduard, ishte dyshja të cilët u përballën me dënimet më larta, pasi shtatë anëtarët e tjerë të grupit ishin më të buta, duke përfshirë dënime me kusht.

Goditja e grupit kriminal dhe çmontimit të trafikut të lëndëve narkotike u bë pas zbulimit të bisedave në "Sky ECC", që tregonin se të dyshuarit, disa prej të cilëve ishin me origjinë shqiptare, ishin të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. 

sky ecc france

Sondazh

Poll