Aktualitet

Plagosje me thikë në "Don Bosko" pas një konflikti, dy persona përfundojnë në spital

Ndërkohë policia po punon për arrestimin e autorit të plagosjes. 

14 Dhjetor 2024, 16:21 Nga r.ll
Plagosje me thikë në "Don Bosko" pas një konflikti, dy
foto ilustruese

TIRANË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën "Don Bosko" në kryeqytet. Sipas informacioneve policore një një 40-vjeçar pas një konflikti ka plagosur me thikë një bashkëmoshatar të tij dhe një 34-vjeçar. Dy të plagosurit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia po punon për shoqërimin e autorit të plagosjes. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasit M. D., 40 vjeç, banues në Tiranë. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:50, në rrugën "Don Bosko", ky shtetas dyshohet se është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës shtetasit D. H., 40 vjeç, dhe A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

plagosje me thike ne don bosko

Sondazh

Poll