Aktualitet

Kamioni përplaset me automjetin në autostradën Tiranë-Elbasan, dy persona përfundojnë në spital

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

14 Dhjetor 2024, 16:13 Nga r.ll
Kamioni përplaset me automjetin në autostradën
aksidenti

TIRANË- Dy persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti i ndodhur pak më herët në autostradën Tiranë- Elbasan. Sipas informacioneve policore, nga përplasja e kamionit me automjetin kanë mbetur të lënduar dy pasagjerë. Këta të fundit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.12.2024, rreth orës 13:45, në autostradën Tiranë - Elbasan, sa kalon TEG-un, shtetasi P. A., duke drejtuar mjetin (kamion) është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E. Gj.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 pasagjerë të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksdientit.

aksident ne autostraden tirane-elbasan

Sondazh

Poll