Aktualitet

I cilësuar si kriminel i profilit të lartë, kush është shqiptari që përfitoi ulje të dënimit nga presidenti amerikan Joe Biden

Sipas Byrosë Federale të Burgjeve (BOP), Shkambi pritej të lirohej përfundimisht në vitin 2029.

14 Dhjetor 2024, 20:51 Nga r.ll
I cilësuar si kriminel i profilit të lartë, kush është
foto ilustruese

SHBA- Trafikantët e drogës, drejtuesit e karteleve dhe të akuzuarit për mashtrim shfaqen në listën e presidentit amerikan Joe Biden, ku janë rreth 1500 persona, të cilëve ai iu ka ulur dënimin apo i ka falur. 

Si pjesë e dhënies së faljes së tij rekorde, Biden njoftoi të enjten se do të zbusë dënimet për individët të cilët u vendosën në izolim në shtëpi gjatë pandemisë COVID-19 dhe që janë riintegruar me sukses në familjet dhe komunitetet e tyre. Lista e uljeve të dënimeve të lëshuara nga Shtëpia e Bardhë përfshin edhe disa kriminelë të profilit të lartë.

Në këtë listë bën pjesë edhe shqiptari, Francesk Shkambi, i cili u dënua fillimisht në korrik 2014 me 27 vjet burg për drejtimin e një organizate kriminale që kontrabandonte kokainë dhe marijuanë në Shtetet e Bashkuara nga Shqipëria, sipas  të dhënave të gjykatës .

“Shkambi gjithashtu negocioi me një burim të huaj për të trafikuar kokainë nga Meksika në Evropë”, tregojnë të dhënat. “Juria e gjeti Shkambin përgjegjës për trafikimin e 85 kilogramë kokainë, 4 kilogramë heroinë, afërsisht 122 paund marijuanë dhe 4000 pilula ekstazi”. Sipas Byrosë Federale të Burgjeve (BOP), Shkambi pritej të lirohej përfundimisht në vitin 2029. Shumë prej atyre që morën falje i kishin përfunduar dënimet e tyre, por krimet tani do të fshihen nga të dhënat e tyre.

joe biden

Sondazh

Poll