Aktualitet

Vodhi një makinë në Durrës, arrestohet 26-vjeçari nga Erseka

Policia bën me dije se menjëherë pas njoftimit për një automjet të vjedhur, kishte identifikuar dhe kapur në flagrancë autorin e vjedhjes me iniciale P. H. 

14 Dhjetor 2024, 13:28 Nga ZH.LL
Vodhi një makinë në Durrës, arrestohet 26-vjeçari nga
policia

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 26-vjeçar nga Erseka, i cili kishte vjedhur një automjet. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 në qytetin bregdetar, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia bën me dije se menjëherë pas njoftimit për një automjet të vjedhur, kishte identifikuar dhe kapur në flagrancë autorin e vjedhjes me iniciale P. H. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe për vënien para përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, me marrjen e njoftimit për një automjet të vjedhur menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Falë reagimit në kohë, dhe veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin e autorit, kapjen dhe arrestimin e tij si dhe gjetjen e automjetit të vjedhur në pronësi të shtetasit E. F, të cilin ky shtetas e kishte vjedhur në lagjen nr. 13 gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. H., 26 banues në Ersekë, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

durres vjedhje

Sondazh

Poll