Aktualitet

U kapën në fermën e kanabisit me vlerë 1.5 mln paund, tre shiptarë dënohen me 27 muaj burg në Angli

Bëhet me dije se Ramandan Kapaj 27 vjeç, Emiljano Xhafa 30 vjeç dhe Genti Binjaku 45 vjeç, u dënuan me 27 muaj arrest me burg nga Gjykata Shrewsbury Crown pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e një droge të klasit B.

13 Dhjetor 2024, 18:53 Nga E. D
U kapën në fermën e kanabisit me vlerë 1.5 mln paund, tre
droga

ANGLI- Tre shqiptarë janë dënuar me 27 muaj burg në Angli, pasi u kapën në një fermë kanabisi me vlerë 1.5 milionë paund. Bëhet me dije se Ramandan Kapaj 27 vjeç, Emiljano Xhafa 30 vjeç dhe Genti Binjaku 45 vjeç, u dënuan me 27 muaj arrest me burg nga Gjykata Shrewsbury Crown pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e një droge të klasit B.

Gjithashtu në godinë u zbuluan 14 dhoma të mbushura me bimë kanabisi në faza të ndryshme të rritjes. Të arrestuarit kishin ndërtuar gjithashtu një kat të dytë brenda njësisë ku rriteshin më shumë bimë.

“Jam i kënaqur me dënimin e dhënë ndaj 3 të arrestuarve, pasi kjo tregon se ne nuk do të tolerojmë fermat e kanabisit brenda komuniteteve tona. Ky urdhër nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishte që komuniteti lokal ta raportonte atë tek ne; duke treguar edhe një herë rëndësinë e shkëmbimit të informacionit dhe punës së bashku me komunitetet tona”, tha Rreshteri Matt Corfield nga NCFT.

ramandan kapaj emiljano xhafa genti binjaku

Sondazh

Poll