13 Dhjetor 2024, 17:40
Nga I.A

BUKURESHT- Byroja Kombëtare e Hetimit ka nënshkruar një marrëveshje me Qendrën e Evropës Juglindore për Zbatimin e Ligjit (SELEC). Me anë të një njoftimi bëhet me dije se marrëveshja u nënshkrua nga Drejtoresha e BKH-së Aida Veizaj dhe nga drejtori i SELEC, Oğuz Serkant Akin. Ndërkohë që Serkant Akin u shpreh me këtë rast se SELEC është i emocionuar që ka një partner të ri dhe pret nga ky bashkëpunim që të jap rezultate pozitive.
Njoftimi i Plotë:
Në funksion të bashkërendimit të përpjekjeve për rritjen e bashkëpunimit më të ngushtë ndërkombëtar në zbatim të ligjit, u nënshkrua sot, më 12 dhjetor 2024, një Marrëveshje Bashkëpunimi me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), një strukturë e posaçme e policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.
Në emër të BKH-së, marrëveshja u nënshkrua nga Drejtoresha e saj, Aida Veizaj (Hajnaj), dhe në emër të SELEC, nga Drejtori i Përgjithshëm Dr. Oğuz Serkant Akin. Ceremonia u zhvillua në selinë e SELEC në Bukuresht në prani të një delegacioni të nivelit të lartë të kryesuar nga kreu i Drejtorisë Doganore Shqiptare, z. Genti Gazheli.
Z. Akin u shpreh me këtë rast se “SELEC është i emocionuar që ka një partner të ri dhe ka besim të plotë se ky bashkëpunim do të japë rezultate pozitive për të dyja palët”. Me nënshkrimin e kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi, BKH bëhet Partneri i 8-të Operacional i SELEC, pas miratimit të organit më të lartë vendimmarrës të SELEC, Këshillit.
Misioni i BKH-së është sigurimi i zbatimit të ligjit në kryerjen e hetimeve cilësore në fushën e veprave penale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim të ngushtë dhe nën drejtimin e prokurorëve të Prokurorisë Speciale, me qëllim parandalimin, zbulimin dhe luftimin e korrupsionit dhe krimi i organizuar në Republikën e Shqipërisë.
aida veizaj selec oğuz serkant akin genti gazheli
nbi2 515x600
nbi3 600x403
Aktualitet
13 Dhjetor 2024, 17:47
E. D
babai i 17-vjeçarit
FIER- Babai i i 17-vjeçarit i cili u plagos me thikë në oborrin e shkollës së mesme "Mustafa Hox...
Aktualitet
13 Dhjetor 2024, 16:03
E. D
foto ilustruese
FIER- 17-vjeçari Ydai Xhafaj që mbeti i plagosur në shpatull gjatë një sherri në oborrin e shkollë...
Aktualitet
13 Dhjetor 2024, 15:51
N.F
Ura
TIRANË- Siç ishte njoftuar mëngjesin e sotëm IKMT ka hedhur në erë ura e Babrroit në Tiranë. Shpërthimi ...
Aktualitet
13 Dhjetor 2024, 15:44
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO ka pranuar kërk...
Aktualitet
13 Dhjetor 2024, 15:32
N.F
Foto ilustruese
SIRI- Rënia e regjimit të Bashar al Assadit në Siri është një lajm shumë i mirë për popullin e...
Aktualitet
13 Dhjetor 2024, 15:19
E. D
pamje nga arrestimi
DIBËR- Një 60-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi ishte shpallur në kërkim ndërko...
Aktualitet
13 Dhjetor 2024, 15:18
N.F
Rezart Veleshnja
TIRANË- Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja është arrestuar ditën e sotme nga policia. Veleshnja dyshohet...
Aktualitet
13 Dhjetor 2024, 15:11
N.F
Fran Marashi
PEQIN- I dënuari Fran Marashi ditën e sotme është izoluar në Regjimin e e Posaçëm “41-bi...
Aktualitet
13 Dhjetor 2024, 14:55
M.B
Rezart Veleshnja
POGRADEC- Aktori i humorit Rezart Veleshnja, i cili u ndalua nga Policia e Durrësit pasi dyshohet se me anë t&eum...
Aktualitet
13 Dhjetor 2024, 14:38
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- AKU është institucioni që duhet të garantojë sigurinë ushqimore në vend, por nuk jan&...