13 Dhjetor 2024, 15:11
Nga N.F
Fran Marashi
PEQIN- I dënuari Fran Marashi ditën e sotme është izoluar në Regjimin e e Posaçëm “41-bis” për një periudhë njëvjeçare. Marashi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Tiranës për kryerjen e disa veprave penale të rënda si masakra e Urës Vajgurore në vitin 1997 ku mbetën të vrarë 4 policë. Ai akuzohet për pjesëmarrje në banda të armatosura, vrashe me dashje e punonjësit të policisë.
Marashi është dënuar tre herë për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe dy herë për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit”. Në njoftimin e drejtorisë së burgjeve theksohet se i burgosuri ka shkelje të përsëritura disiplinore nga viti 2011 deri më sot, të lidhura me futjen dhe përdorimin e sendeve të ndaluara në institucion. Gjithashtu theksohet se ai përbën rrezik të lartë për arratisje dhe për sigurinë e brendshme të institucionit.
Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:
Më datë 13 dhjetor 2024, me Urdhrin nr. 620 të Ministrit të Drejtësisë, i burgosuri Fran Marashi, i biri i Pal dhe i Dile, i datëlindjes 19 shkurt 1978, lindur dhe banues në Shkodër, është vendosur në Regjim të Posaçëm “41-bis” në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të sigurisë së lartë në Peqin për një periudhë njëvjeçare.
Fran Marashi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, sipas vendimit nr. 31, datë 31 janar 2000, për kryerjen e disa veprave penale të rënda, përfshirë:
- Pjesëmarrje në banda të armatosura
- Vrasje me dashje të punonjësit të policisë (katër raste)
- Vrasje me dashje të punonjësit të policisë, mbetur në tentativë (dy raste)
- Vrasje me dashje
- Heqje e paligjshme e lirisë
Gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit, Fran Marashi është dënuar tre herë për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe dy herë për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit”. Këto janë parashikuar nga nenet 323/1, 25, 278/2, 324/a/1 dhe 324/a/2 të Kodit Penal.
Nga të dhënat rezulton se i burgosuri ka shkelje të përsëritura disiplinore nga viti 2011 deri më sot, të lidhura me futjen dhe përdorimin e sendeve të ndaluara në institucion. Ai përbën rrezik të lartë për arratisje dhe për sigurinë e brendshme të institucionit.
Regjimi i posaçëm “41-bis” zbatohet ndaj individëve që kanë kryer vepra të rënda penale në kuadër të organizatave kriminale, terroriste apo bandave të armatosura dhe që përbëjnë rrezik të lartë shoqëror. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e përkushtuar në zbatimin rigoroz të masave për të garantuar sigurinë dhe për të luftuar veprimtarinë kriminale brenda institucioneve penitenciare.
fran marashi 41- biss
Aktualitet
13 Dhjetor 2024, 14:55
M.B
Rezart Veleshnja
POGRADEC- Aktori i humorit Rezart Veleshnja, i cili u ndalua nga Policia e Durrësit pasi dyshohet se me anë t&eum...
Aktualitet
13 Dhjetor 2024, 14:38
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- AKU është institucioni që duhet të garantojë sigurinë ushqimore në vend, por nuk jan&...
Aktualitet
13 Dhjetor 2024, 14:16
ZH.LL
Preci-Spahiu
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen për Arsen Preçin dhe Arben Spahiun, dy miqtë e Erjon Al...
Aktualitet
13 Dhjetor 2024, 13:44
M.B
Rezart Veleshnja
DURRËS- Të tjera detaje kanë dalë lidhur me arrestimin e aktorit të humorit, Rezart Veleshnja. Sipas informacione...
Aktualitet
13 Dhjetor 2024, 13:34
ZH.LL
policia
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili dyshohet për vjedhje në një z...
Aktualitet
13 Dhjetor 2024, 13:22
ZH.LL
autori-viktima
DURRËS- Mjalind Habibi, i cili akuzohet se vrau shokun e tij Branko Shkoza në Durrës, është njohur sot më mas&...
Aktualitet
13 Dhjetor 2024, 13:23
N.F
Banorja
SHKODËR- Një zjarr është regjistruar paraditen e sotme në një Nnënstacioni elektrik në vendin e quajtur Dra...
Aktualitet
13 Dhjetor 2024, 13:13
ZH.LL
policia
KORÇË- Një 16-vjeçar rezulton i zhdukur në Korçë që prej 9 dhjetorit në rrethana misterioze. Sip...
Aktualitet
13 Dhjetor 2024, 13:11
M.B
Rezart Veleshnja
DURRËS- Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja është arrestuar nga policia. Veleshnja dyshohet se me anë t&e...
Aktualitet
13 Dhjetor 2024, 12:58
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Europol ka zhvilluar së fundmi një operacion kundër krimit të organizuar. Mësohet se ky operacio...