Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, arrestohet 60-vjeçari shqiptar në Dibër

Po ashtu bëhet e ditur se gjykata e Romës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. 

13 Dhjetor 2024, 15:19 Nga E. D
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia
pamje nga arrestimi

DIBËR- Një 60-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për trafikim të lëndëve narkotike. Gjithashtu arrestimi i 60-vjeçarit me iniciale Q.N është realizuar me qëllim ekstradimin e tij në Itali.

Po ashtu bëhet e ditur se gjykata e Romës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ky arrest është bërë pas bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Romë, të cilët kanë koordinuar procedurat për të realizuar ekstradimin e të arrestuarit në Itali, ku ai do të përballet me akuzat që i janë ngarkuar.

 

policia e dibres

Sondazh

Poll