Aktualitet

U arrestuan me dyshimin se do kryenin një atentat në Elbasan, GJKKO pushon hetimet dhe liron Arsen Preçin dhe Arben Spahiun

Spahiu dhe Preçi kur u arrestuan akuzoheshin nga prokuroria e Elbasanit për sigurim kushtesh për të kryer vrasje, e armëmbajtje pa leje e falsifikim dokumentesh, për rastin e gjetjes te ish-fabrika e konservimit në lagje Emin Matraxhiu.

13 Dhjetor 2024, 15:44 Nga N.F
U arrestuan me dyshimin se do kryenin një atentat në Elbasan, GJKKO
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e  Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për pushim të hetimeve ndaj Arben Spahiut dhe Arsen Preçit. Ata u arrestuan në vitin 2023 pasi dyshohet se po siguronin kushtesh për të kryer një vrajse.

Spahiu dhe Preçi kur u arrestuan akuzoheshin nga prokuroria e Elbasanit për sigurim kushtesh për të kryer vrasje, e armëmbajtje pa leje e falsifikim dokumentesh, për rastin e gjetjes te ish-fabrika e konservimit në lagje Emin Matraxhiu. GJKKO më tej ka njoftuar se ka caktuar sot shuarjen e masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore për Arben Spahiun dhe Arsen Preçin.

NJOFTIMI

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 05.03.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pushimin e hetimeve”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Kujtim Vraniçi, bazuar në nenet 328/1/dh dhe 329/a/1 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 64, datë 13.12.2024,
vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

2. Pushimin e hetimeve në ngarkim të shtetasve nën hetim në kuadër të procedimit penal Nr. 75/3 të viti 2023 për veprat penale të atribuara si më poshtë;

a- Arben Spahiu i dyshuar për veprat penale të “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim të veçantë atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga nenet 80, 278/1, 28/4, 333/a, 334 dhe 186 dhe K.Penal.

b- Arsen Preçi i dyshuar për veprat penale të “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim të veçantë atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga nenet 80, 278/1, 28/4, 333/a, 334 dhe 186 dhe K.Penal.

3. Shuarjen e masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore” të caktuar me vendimin Nr. 329 datë 06.08.2023 të Gjykatës së Posaçme e Shkallës
së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar .

4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.

gjkko arsen preci arben spahiu

Sondazh

Poll