Aktualitet

"I mori makinën shokut për ta përdorur, por ia shiti për 2 mijë euro!" Detaje nga arrestimi i aktorit të humorit Rezart Veleshnja

Veleshnja ka marrë pjesë e Big Brother Vip Kosova së fundmi, por u përjashtua për shkak se sipas produksionit kishte shënuar episode të ngacmimeve seksuale, gjuhë urrejtje, fyerje dhe kërcënime.

13 Dhjetor 2024, 13:44 Nga M.B
"I mori makinën shokut për ta përdorur, por ia shiti
Rezart Veleshnja

DURRËS- Të tjera detaje kanë dalë lidhur me arrestimin e aktorit të humorit, Rezart Veleshnja. Sipas informacioneve, Veleshnja i ka marrë makinën shokut të tij për ta përdorur, por aktori i humorit nuk ia ka kthyer më dhe ia ka shitur dikujt tjetër për një shumë prej 2 mijë euro.

Veleshnja ka marrë pjesë e Big Brother Vip Kosova së fundmi, por u përjashtua për shkak se sipas produksionit kishte shënuar episode të ngacmimeve seksuale, gjuhë urrejtje, fyerje dhe kërcënime.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur.

rezart veleshnja

Sondazh

Poll