Sport

Armando Broja thyen rekordin e rrallë që në debutim me Evertonin!

Kujtojmë që sulmuesi kuqezi debutoi me skuadrën angleze në duelin ndaj Wolves, ku blutë triumfuan pastër me rezultatin 4-0.

13 Dhjetor 2024, 11:24 Nga DOSJA
Armando Broja thyen rekordin e rrallë që në debutim me Evertonin!

ANGLI - Me debutimin e Armando Brojës javën e kaluar, me fanellën e Evertonit, Shqipëria u bë kombi i 50-të i ndryshëm që përfaqësohet nga klubi blu në Premier Ligë.

Kësisoj, Broja ka hyrë në historinë e klubit të Evertonit si futbollisti i parë shqiptar që aktivizohet me këtë skuadër. Kujtojmë që sulmuesi kuqezi debutoi me skuadrën angleze në duelin ndaj Wolves, ku blutë triumfuan pastër me rezultatin 4-0.

Tashmë shpresat janë të shumta, që Broja të gjejë edhe golin e parë me fanellën e Evertonit, duke lënë pas momentin e vështirë pas dëmtimit që e mbajti gjatë jashtë fushave të blerta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll