Aktualitet

Dosja e inceneratorit të Tiranës kalon për gjykim, GJKKO pranoi kërkesën e SPAK

Për çështjen inceneratorit janë të akuzuar janë 12 persona, mes tyre edhe ish-deputeti Alqi Bllako dhe ish-ministri Lefter Koka.

13 Dhjetor 2024, 12:26 Nga ZH.LL
Dosja e inceneratorit të Tiranës kalon për gjykim, GJKKO pranoi
inceneratori-spak

TIRANË- Dosja për inceneratorin e Tiranës ka kaluar për gjykim, pasi Prokuroria e Posaçme e Shkallës së Parë pranoi kërkesën e SPAK. Silena Tola, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi, janë 3 të pandehurit që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, por kjo kërkesë do të shqyrtohet në seancën e ardhshme. 

Për çështjen inceneratorit janë të akuzuar janë 12 persona, mes tyre edhe ish-deputeti Alqi Bllako dhe ish-ministri Lefter Koka. Ndërkohë, të tjerë të akuzuar janë: Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj dhe Silena Tola.

Të pandehurit akuzohen për veprën pënalë "shpërdorim detyre". Ndërkohë, ish-deputeti socialist Alqi Bllako, njëherësh sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, është ndarë nga kjo çështje, pasi po hetohet për një akuzë tjetër, atë të korrupsionit.

 

inceneratori i tiranes gjkko spak

Sondazh

Poll