Aktualitet

I mori automjetin me anë të mashtrimit dikujt dhe më pas e shiti, arrestohet aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja

Mësohet se Veleshnja është vënë në pranga nga Policia e Durrësit.

13 Dhjetor 2024, 13:11 Nga M.B
I mori automjetin me anë të mashtrimit dikujt dhe më pas e shiti,
Rezart Veleshnja

DURRËS- Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja është arrestuar nga policia. Veleshnja dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet dikujt dhe më pas e ka shitur. Mësohet se Veleshnja është vënë në pranga nga Policia e Durrësit.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur.

rezart veleshnja

Sondazh

Poll