Politike

Berisha: Ditën që Basha mori vendimin ndaj meje e telefonova dhe i thashë të mbledhi Këshillin Kombëtar

Berisha rrëfeu bisedën telefonike me Bashën, kur ky i fundit mori vendimin për të mos e futur në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike.

12 Dhjetor 2024, 21:58 Nga I.A
Berisha: Ditën që Basha mori vendimin ndaj meje e telefonova dhe i
Sali Berisha

Kryetari  i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë për herë të parë detaje nga fushata e 2021 dhe biseda e fundit me Lulzim Bashën. I ftuar në intervistë në ‘Opinion’, në TV Klan, Berisha rrëfeu bisedën telefonike me Bashën, kur ky i fundit mori vendimin për të mos e futur në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Gjithashtu, kreu demokrat zbuloi për herë të parë në studio se para se të vendosej në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte vendosur të linte mandatin.

“Në 2021, pasi bëra një fushatë 1 vjetore për të bindur shqiptarët që të votojnë për Bashën, unë i kam thënë: Unë nuk do të kandidoja, por meqë influenca ime në PD del e lartë, moskandidimi mund të na dëmtojë. Në rast se kandidoj, kandidoj vetëm për këtë qëllim. Më kërkoi që të shkoj në Shkodër. Unë them që kam qenë i vendosur, më propozoi të shkoj në Shkodër. I them jo, sepse e ndaj fushatën. Mediat për të të injoruar ty do merren me mua, por unë jam i interesuar të fitojë PD dhe jo Berisha. Nuk gjen 15 minuta fushatë të Berishës në zgjedhjet e 2021.

Ka ardhur Filip Riker dhe kërkon këtë këtë. I thashë, thuaj që listën nuk mund ta bëjë askush tjetër përveçse shqiptarët. Ky del, pret datën 9 shtator dhe njofton se nën presionin e madh të ambasadores etj…. I them që ke marrë një vendim të pabazë, por pavarësisht i thashë mblidh Këshillin Kombëtar apo Kuvendin e partisë. Mu përgjigj në telefon dhe më tha unë nuk bëj mbledhje antiamerikane,” tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll